Ngërçet në bark
Diellza Diellza
(14 vite më parë)
Përshëndetje Diellza,
Ngërçet gjatë shtatzënisë paraqiten në të tre tremujoret, gjegjësisht gjatë tërë shtatzënisë, gjë që është normale, nëse merret parasysh se në atë mënyrë trupi parapregatitet për foshnjen. Megjithatë, nuk janë të gjitha llojet e ngërçeve, paraqitje normale në shtatzëni. Nëse gjatë shtatzënisë, ndjeni dhembje vetëm në njerën anë të poshtme të barkut, menjëherë shkoni tek mjeku.
Drejtohu menjëherë te mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të marë trajtimin e duhur. Të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë shtrirë, të evitosh punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e gjata deri sa gjëndja të stabilizohet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 20 te shtatzanise, ditet e fundit po kam ngerce ne bark si ne forme te shtrengimeve, kjo po me ndodh shume shpesh, sidomos ne pjesen e siperme te barkut mbi kerthize, si ne forme te gazrave. Deri ne kete periudhe te shtatzanise nuk kam pasur probleme.