Menopauza
Lenn Lenna
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lena
Edhe mund të jetë periudha e perimenopauzës, kur ciklet menstruale fillojnë të çregullohen. Për këtë arsye, të rekomandoj që nënën ta kontaktosh me një mjek gjinekolog, i cili do ti rekomandojë disa ekzaminime specifike dhe duke u bazuar në rezultatet e tyre do ti japë rekomandimet dhe terapitë e nevojshme.
Sekrecionet e shtuara me erë, janë tregues i një infeksioni vaginal. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale saktësojnë diagnozën dhe mjeku do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha Mimoza, desha te pyes per nenen time, ajo eshte 45 vjecare dhe ka crregullime te ciklit mujor dhe a eshte ne pyetje menopauza, dhe a eshte dicka ne rrezik kjo? Me 22 korrik i ka pasur e me ende nuk i kane ardhur (dhe ka nje arome te keqe ne vagine). Cfare me keshilloni ju mua per nenen time?