Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth injeksionit në kurriz

Pershendetje doktoreshe. Ne te dy lindjet kam marre injeksion si lloj infuzioni ne kurriz per ndaljen e dhimbjeve, me ka ndihmu shume. Keni njohuri per kete info ketu ne Zvicerr ma kane dhane. Cfare mendoni nuk guxoj ne lindjen tjeter me marr se kam degju eshte shume rrezik. Pres pergjigjje rreth kesaj te ma shpjegoni cfare dini? ju pershendes perzemersisht. Mira.

Mire Thaqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira,

Është normale që në çdo praktikë mjeksore, ku ka të bëjë me ndërhyrje në organizmin e njeriut, ka disa kundërindikime duke u bërë një nga detyrat kryesore e kujdesit mjeksor. Nuk duhet harruar dhe sa për kujtesë, se edhe prerja më e vogël e gishtit aty në guzhinë, duke prerë edhe një fetë bukë, ka dhe mund të ketë kundërindikacione të cilat në ndonjë rast përfundojnë rëndë.

Për të të shuajtur kuriozitetin, një studim anglez i botuar në “Revistën Britanike të Anestezisë” tregon se komplikacionet pas anestezisë epidurale kanë përfunduar me dëmtime të përherëshme neurologjike 0.002-0.0042% të rasteve dhe me vdekje apo paraplegjikë 0.0007-0.0018% të rasteve. Incidenca më e ulët e komplikacioneve ka ndodhur në sallat e obstetrikës dhe shumica e tyre janë zgjidhur brënda 6-të muaj. Nëse mendon që të kryhesh ti apo dikush tjetër, lindje me anestezi epiduriale, këshilla me mjekun reanimator është e domosdoshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti