Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje Dr. Keta, ju uroj per punen qe beni dhe ju deshiroj shume suksese, desha te te pyes rreth diteve te ovulimit, menstruacionet i kam pas diten e pare me 20.10.2012, sot eshte dita ime e fundit, a ti llogaris ditet e ovulimit nga dita e pare deri ne diten e 14 te ciklit apo si te veproje, a mund te kem marredhenje edhe para diteve te ovulimit apo si, te pershendes shume shume dhe pune te mbare.

ija h (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ija,

Nëse dita e parë e periodave të fundit është dt. 20.10.2012 atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ditët frytdhënëse i keni me dt. 31 Tetor 2012 - 06 Nëntor 2012. Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.

Gjithë të mirat.

KS (14 vite më parë)
Pershendetje, Une jam 29 vjec, e martuar, prej nje 1 e gjysem. Une dhe im shoq, ne fillim te gushtit 2012 kemi nisur te kryejme marrdhenie, pa mbrojtje. Pesha ime aktuale eshte 95 kg dhe jam e gjate 1.55m. Kete pese e kam fituar keto dy vitet e fundit pasi kam qene me pak se 75 kg, madje dhe 65kg. Cili mund te jete problemi qe shkakton vonese per te ngelur shtatzene. Eshte ende here, pasi ndoshta ne ditet e ovullimit nuk kemi pasur marrdhenie.? Pres pergjigjen tuaj. Ju faleminderit.

/komuniteti