Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përse më është forcuar gjoksi?

Pershendetje doktoreshe. Jam nje vajze 20 vjec dhe ciklin e fundit diten e pare e kisha me date 10.10.2012, me date 17 kreva marredhenje seksuale por pa ejakulim te mbrendshem dmth beme kujdes ne menyre natyrale. Duke qene se sipas llogaritjeve te mia une kam nje cikel te rregullt 30 ditesh dmth ne data te perpikta, nuk isha ne ditet e ovulimit dhe ceshte me e rendesishmja nuk ndodhi ejakulim mbrenda, por tani ndjej nje shqetesim kam forcim te gjoksit njelloj si para ciklit theksoj qe jam ne ditet e ovulimit. Pyetja ime eshte qe a kam te drejte te shqetesohem per nje shtatzani te mundshme megjithese nuk isha ne ditet e ovulimit dhe nuk ndodhi ejakulim i mbrendshem, dhe pse kam kete forcimin e gjoksit? a eshte gje normale? apo duhet te shqetesohem? ju faleminderit dhe me falni qe u zgjata kaq shume por doja te isha e qarte.

Monda Ymeraj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Monda

Duhet të dish që shtatzënia mund të ndodhë vetëm kur janë qarkullim një vezë dhe një spermatozoid, të cilët mund të bashkohen në një moment të caktuar. Nëse ti je e bindur që nuk janë plotësuar këto kushte atëherë nuk duhet të shqetësohesh. Fryrja e gjirit mund të ndodhë nga një ndryshim i nivelit hormonal, situatë të cilën e krijon edhe ovulacioni. Prit datën e mestruacioneve të ardhëshme dhe nëse ato nuk vijnë, bëj një test shtatzënie për të marrë një përgjigje më shumë për situatën.

Gjithë të mirat.

remi (13 vite më parë)
Dua te ju pyse qka duhet te bej nusja ime e cila ka femiun ne gji dhe ka fillu tja ndalon gjirin per shkak se eshte shtatzen por ka problem sepse po ka fryrje te gjive dhe dhimbje qka duhet te bej..

/komuniteti