Sekrecionet para ciklit
Shqipe Z
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe
Mendoj që bëhet fjalë për një vaginit (infeksion), për të cilin të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Nëpërmjet këtyre analizave mund të gjëndet shkaktari i infeksionit dhe lloji i trajtimit që duhet të përdorësh. Duhet të dish që infeksionet vaginale jënë një nga shkaqet e infertilitetit, të mos mbetjes shtatzënë.
Pasi të katë kaluar infeksioni, të rekomandoj që dy-tre ditë para ditëve të ovulacionit, të mos kryeni kontakt seksual. Kjo ndihmon në përmirësimin cilësor dhe sasior të spermatozoidëve.
Të uroj shërim të shpejtë dhe fat.
Pershendetje doktoreshe, para disa diteve te kam shkruar, por perseri po kam probleme, sic e kam shkruar heren e kaluar jam operuar para 3 muajve. Po te them se cdo muaj po kam probleme me nje lloj lengut ne forme te qumeshtit pakez i trashe kjo me ndodh 10 dite para ciklit, nuk eshte si qyrre i zgjatur por me ngjyre pakez te verdhe, me pengon shume kam djegje te vagines skuqje edhe gjate marredhenjes. Sipas kalkulatorit te ovulimit me 6 deri me 12 tetor kam pas daten e ovulimit. Kam provuar cdo dite per te mbetur shtatzene, por kot pa sukses... gjate kesaj periudhe te sekrecioneve po kam temperature, gjate nates, sot me kane ardhe menstruacionet por me shume dhimbje te barkut dridhje te trupit.. te premten kam nje kontroll tek mjeku, por gjuhen nuk po e di mire dhe po kam nevoje per nje keshille nga ju mjeke shqiptare.. a me pengon kjo te mbes shtatzene? te falenderoj nese me ndihmon sepse kam nevoje shume.