Ujë për shpërlarje
Valonza Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valonza
Pas një kontakti seksual, edhe nëse kërkon të mbetesh apo jo shtatzënë si dhe pas urinimit, mirë është të bëhet një shplarje e pjesës së jashtme të organit gjenital me ujë të zakonshëm ose me solucione shplarëse. Nuk është asnjëherë e rekomanduar, që shplarja të bëhet në brëndësi të vaginës.
Kur ambjenti vaginal del i kontaminuar, duhet të trajtohet me medikamente mjeksore, pasi disa infeksione ndikojnë negativisht në shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr a eshte i demshem te perdoret uji per shperlarje nese mendon te mbetesh shtatzene edhe si perdoret a duhet te qitet ne uje te perzihet dhe te shperlahemi apo si? Kam edhe nje pyetje a mund te mbes shtatzene nese ne analiza me del urina mjaft bakterje, mjaft qeliza pllakore, 18-20 leukocide, 2-3 kristale te acidit urik, 1-2 eritrocit i fresket, pak jargë, ph 5.0. p.sp 1.020? Faleminderit per pregjigjet tuaja.