Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Copë e trashë, e verdhë në të bardhë në mbathje!

E nderuar dr. Moza kam hy ne javen e 39 por sot kur shkova ne wc, pash qe ne mbathje kisha nje cope te trashe kishte ngjyren e bardhe ne te verdhe... dhimbje skam por cka mundet me qene ajo? te pershendes ngrotesisht.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ajo që tregon, mendoj se është tapa mukoide, e cila ka kryer një funksion shumë të rëndësishëm gjatë gjithë shtatzënisë. Tashmë duhet të paraqitesh tek një shtëpi lindje/maternitet, sepse lindja e fëmijës po afron. Mjeku që i ke besuar lindjen e fëmijës, do të qëndroj afër deri në lindje dhe do të shpjegoj të gjithë proçesin e lindjes. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi ky është mënyra për të trashëguar specien tonë njerzore.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur.

/komuniteti