Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullimi i ciklit

Me ndihmoni ju lutem, une menstruacionet nuk i kom pas te rregullta por kohen e fundit mu rregullun gati ne date po tash mu kane crregullu para ketij muaji me erdhen 1 jave gati perpara tash kete muaj sot e 11 dite qe ende sme kane ardhe nuk e di pse keshtu barku po me dhemb si me me therr ama me me ardhe jo... ta ceki qe une nuk jam e martuar edhe skam pas marredhanie kurre, tash a me shku ne gjinekolog a jo? cka me keshilloni?

Sebi *_* (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të rekomandoj të drejtohesh te një mjek gjinekolog, i cili duhet të bëjë ekzaminim ekografik dhe disa analiza të tjera specifike. Në bazë të rezultateve të tyre, ai do të japë rekomandimet dhe trajtimin përkatës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti