Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat në shtatzëni

Pershendetje. Mund te me sugjeroni se cfare vitaminash duhet te marr pasi jam 15 javeshe shtatzane dhe pi vetem nje kompleks vitaminash qe quhen mamavit? Faleminderit!

Adela Koci Metani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adela

Kompleksi i vitaminave është i domosdoshëm për një ecuri normale të shtatzënisë. Nga java e 16-të e shtatzënisë e deri 45-së ditë pas lindjes, të rekomandoj që krahas vitaminave të marësh edhe suplementin me hekur për të cilin ka nevojë organizmi i nënës që bebi të zhvillohet sa më normalisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Dorina Agalliu (14 vite më parë)
mamavit Adela i ka te gjitha vitaminat dhe mineralet e duhura.

/komuniteti