Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e virgjërisë

Jam Egzona 16 vjece, jam e fejuar dhe dua te humb virgjerine, po kam frike cfare duhet te bej para se te humb virgjerine dhe cfare ndodh mbas humbjes se virgjerise? ju lutem shenomi te gjitha sepse po kam shume frike se nuk kam njohuri se cka ndodh dhe si ndodh?!

Egzona Makolli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Kontakti i parë seksual bëhet pa patur eksperiencë, por mund të mbështetesh tek njohuritë që të japin femrat familjare si nëna, tezja, motra, kushurirat e para apo shoqëria femrore e cila e ka kaluar këtë fazë. Nuk duhet të bësh asgjë të veçantë, veçse duhet të ushqesh shumë dashuri për të fejuarin si dhe anasjelltas. Mirë është që para aktit seksual, d.m.th. përpara penetrimit të organit mashkullor në organin femëror, të bëhen lodra dashurie duke u puthur dhe përkëdhelur në zonat e ndjeshme të trupit duke përfshirë dhe organet seksuale. Kjo do të pregatisë organet seksuale për të kryer aktin në mënyrë të qetë, sidomos tek femra, kënaqësia/emocionet e dashurisë hapin vaginën dhe gjendrat e Bartolinit lëshojnë një sekrecion lubrifikues për të ndihmuar penetrimin e organit mashkullor. Akti i parë seksual tek shumë femra shoqërohet me një gjakrrjedhje e lehtë, e cila nuk ka pasoja negative. Por edhe po nuk ndodhi kështu, nuk do të thotë thotë se tek ty diçka nuk është në rregull.

Të uroj fat dhe dashuri të përhershme.

/komuniteti