javë pas jave
Përshëndetje,
Sipas shifrës që jep vlera e beta HCG, me shumë gjasa shtatzënia është e pranishme. Afro 10-të ditë nga data e pritur e mestruacioneve, bëj një ekzaminim ekografi për të vlrësuar vendndodhjen e shtatzënisë me mjeku do të përshkruaj se çfarë analizash, ekzaminimesh dhe preparatesh do të përdoresh gjatë kësaj periudhe të fillimit të shtatzënisë e më tej.
Sipas datës së mestruacioneve, data më e mundëshme e lindjes është rreth datës 7-të korrik 2013.
Qëndrimi më i mirë gjatë gjumit/shtrirjes, në shtatatzëni, është pozicioni shtrirë anash majtas. Gjatë kësaj periudhe nuk rekomandohen qëndrimet e gjata në këmbë, punët e rënda dhe ecjet e gjata. Nga dieta ushqimare duhen eleminuar sheqernat si akullorja, cokollatat, tortat dhe lëngjet e ndryshme me gaz. Frutat dhe lëngjet e tyre duhet të konsumohen të freskëta. Meqënëse ti ke patur një abort të mëparshëm të rekomandoj të drejtohesh te mjeku gjinekolog, për të marë edhe udhëzime të tjera të cilat duhët ti respektosh me rigorozitet për të mos përsëritur episodin e pakëndshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr Mimoza, dje bera beta hcg dhe vlera ishte 17.3 ndersa aty shkruante java 1: 10-30 a dmth qe eshte e pranishme shtatzenia? Daten e fundit te ciklit e kam pas me 2 tetor 2012 kur i bie data e lindjes? dhe te lutem a mund te me rekomandosh se si duhet te jet trupi gjat gjumit ne krah apo shpin? a eshte me mir per frutin kembet e shtrira apo ti mbajm te mbledhura? deri ne cilen periudh eshte mir me pushu me shum dhe prej ciles periudh te eci me shim, ju lutem me ndihmo me pergjigje ne keto pyetje sepse nje her kam pasur abort dhe dua te jem shum e kujdesshme flm.