Cfarë duhet të bëj?
Ela Re
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Mos u shqetëso, se myku nuk është ndonjë problem i rëndë shëndetsor. Bëj analizë dhe mykogramë të sekrecioneve vaginale dhe më pas trajtimin ta marësh duke u këshilluar me mjekun gjinekolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Une jam ne 23 vjec. Para disa muajsh dyshoja per nje infeksion urinar, pasi kisha djegie gjate urinimit, por e kalova kete gjendje duke pire shume lengje. Para 2 muajsh mu kthye perseri si problem, dhe bera nje mbjellje urine, ku rezultoi se kisha Ecolin 5milon/ml. Mora mjekim me antibiotike per gati 2 jave. U qetesova, por pata probleme me mykun. Mora Nistatine per mykun, u qetesova per njefare kohe, por tani para nje jave mu rikthye perseri. Perdora per 5 dite, shpelares vaginal dhe ovula vaginale per mykun. Pata nje permiresim ne fillim te kures, por tani pasi e kam mbaruar shoh se me eshte rikthyer perseri myku. Pyetja ime eshte kjo: a duhet te konsultohem me nje gjinekolog apo te bej si fillim nje mbjellje te sekrecioneve vaginale? Theksoj se kam kam kryer gjithmone marredhenie te mbrojtura me prezervativ. Ju faleminderit, dhe me falni se u zgjata shume! :)