Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nevoja e madhe në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzane ne javen e 25te edhe po kam me nevojen e madhe ne fiilim kisha problem me kapsllekun kurse tash po kam problem se kur ta kqyr nevojen po me del ngjyre e zeze asnjehere une se kam pas kete problem po merakosem?!

Lena Lena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena,

Gjatë shtatzënisë, ndodhin ndryshime të rëndësishme të trupit. Rritja çdo ditë e fetusit, komprimon zorrën e trashë. Komprimimi si dhe ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë e vështërsojnë të dalurin jashtë duke sjelluar atë që quhet kapsllëk.

Përmirësimi i dietës ushqimore, mbetet rekomandimi më i vlefshëm për të përmirësuar situatën e kapsllëkut. Përdorimi i ushqimeve me fibra, fruta dhe perime nën rekomandimet e specialistit si dhe gjimnastika e lehtë edhe kjo nën rekomandimin e specialistit, jep rezultate të rëndësishme në përmirësimin e situatave të mësipërme. Dieta duhet të pasurohet me zarzavate dhe perime si dhe me lëngje e komposto. Për të dominuar kapsllëkun, nuk rekomandohen të përdoren medikamentet farmaceutike.

Shtimi i ecjes në këmbë, ndihmon në lëvizjen muskulturës së zorrëve, por gjithnjë pa e tepruar duke kaluar në lodhje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti