Gurët në veshkë dhe lindja
Makfire Sejdiu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Makfire,
Së pari duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë ekografi me sondë vaginale, për të vlerësuar qafën e mitrës, dhe gjendjen e shtatzënisë. Së dyti, kontakto për të marrë këshilla nga mjeku urolog, pasi shtatzënia krijon mundësinë për të patur likide në organizëm, kështu që puna e veshkës bëhet më e madhe.
Për të vlerësuar situatën që përshkruan, mjeku urolog do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshilla dhe trajtimin e duhur me qëllim që lindja të shkoj sa më mirë.
Të uroj lindje të lehtë.
Pershendetje Dr i nderuar tash kam kohen e lindjes kam 37 jave kam nje guri ne veshken e majte afer 10 vite por skam dhimbje nganjehere kur kam te ftohet madhesia nuk po me kujtohet ne shtatzanine e pare nuk kam pasur kurfare problemi kurse ne kete te dyten kam pasur kogja dhimbje kisha dashur te di a kam ndonje veshtersi gjate lindjes sepse nje doktoreshe me ka frigu pak kisha dashur te di mendimin tuaj. Ju faleminderit per kohen e marre me respekt Makfirja.