Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 5 te shtatzanise dhe kam dhimbje barku, a eshte normale se jam shume e shqetesuar per bebin dhe me kapsllekun cfare mund te bej? Ju uroj gjithe te mirat, zoti iu shperblefte qe na ndihmoni me pergjigjet tuaja.

Elizabeta 123 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elizabeta,

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë, mund të kenë shkaqe të ndryshme. Midis tyre përmenden infeksionet urinare, infeksionet vaginale, etj. Për këtë arsye të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës. Por kujdes edhe nga sforcimet e panevojshme!

Përmirësimi i dietës ushqimore, mbetet rekomandimi më i vlefshëm për të përmirësuar situatën e kapsllëkut. Përdorimi i ushqimeve me fibra, fruta dhe perime nën rekomandimet e specialistit si dhe gjimnastika e lehtë edhe kjo nën rekomandimin e specialistit, jep rezultate të rëndësishme në përmirësimin e situatave të mësipërme. Dieta duhet të pasurohet me zarzavate dhe perime si dhe me lëngje e komposto.

Për të dominuar kapsllëkun, nuk rekomandohen të përdoren medikamentet farmaceutike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti