Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kollitja e tepërt në shtatzëni

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 24 ka disa dite qe jam ftoh mirepo qe 2 dite shume shume po kollitem plus kam edhe sekrecion ngjyra shkon ne te gjelbert... kam frike mos i ben dem bebes kolli im sepse kur kollem shtrengoehm shume dhe pasi me ndalet kolli ndjej dhimbje te lehta ne bark... ju lutem me tregoni cka me be?

Enisa Teli (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Enisa,

Nuk është mirë që gruaja shtatzënë të jetë me kollë gjatë shtatzënisë, për shkak të shtrëngesave që shkakton ajo në bark. Kolla në një farë mënyre, shton presën abdominale (rrit presionin dhe sforcimet e barkut).

Kolla në shtatzëni, mund të dominohet me çajra bimorë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti