Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 39'të

E nderuara doktoreshe,  tani jam ne javen e 39'te te shtatzenise, beba peshon rreth 4 kg nuk kam asnje lloj dhimbjesh, gjinekologu po me rekomandon te kryej lindje cezariane per shkak te peshes se bebes, cfare me kishit rekomanduar ju a eshte me mire te pres dhimbjet apo te veproj sipas rekomandimeve te gjinekologut? Faleminderit per mirekuptim.

Tylaj Sharri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tylaj

Besoj se mjeku që ndjek shtatzëninë tënde, i ka marrë parasysh të gjitha mundësitë e lindjes dhe i ka rezultuar që rasti yt duhet të kryej lindjen me prerje cezariane. Prandaj të këshilloj që të ndjekësh këshillën e tij.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Tylaj Sharri (14 vite më parë)
Doktoreshe e nderuar shume faleminderit per pergjigje. Ju deshiroj cdo te mire

/komuniteti