Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit dhe ovulimit

Doktoreshe, mua me erdhi cikli me 2 nentor pas 35 ditesh dmth mu vonua, ish dasht te me vinte 28 tetor, zakonisht e kam 28, 30 por ndodh qe vonohet edhe keshtu, tash kur po i bie qe jam ne ovulim sepse jam bere konfuze? Te falemenderoje pa mase.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli

Ditët e ovulimit përcaktohen mbështetur në ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ose duke matur temperaturën bazale. Por vlerësimi i madhësisë së folikut është një mënyrë më e plotë për të rritur mundësinë e fillimit të shtatzënisë.

Meqënëse ciklin e ke patur të rregull, ditët e ovulimit janë afërsisht në ditën e 14-16 mundet edhe një ditë më shumë.

Të uroj fat.

/komuniteti