Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Palestra pas shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, desha te di nese lejohet te shkosh ne palester pak muaj pas shtatzanise? Per te qene me e sakte, une kam rreth 5 muaj qe kam lindur dhe deshiroj te merrem me pak palester. Me kane thene se palestra nuk me ben mire pasi ushqej foshnjen me gji. Ju si me keshilloni? Faelminderit! Pune te mbare!

Floriana 27 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Floriana

Nuk paraqesin asnjë lloj problemi ushtrimet gjimnastikore në periudhën e gjidhënies. E rëndësishme është që ato të mos jenë të fuqishme dhe të këshilloj që përpara se të shkosh në palestër, jepi fëmijës për tu ushqyer me qumësht gjiri në mënyrë që gjiri të jetë i zbrazët dhe ti të kryhesh ushtrimet pa sforcime dhe lodhje. .

Gjithë të mirat.

/komuniteti