Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë të mjaftueshme këto barna që unë i përdori?

Pershendetje. Une jam shtatzane ne javen e 19-te dhe jam shume anemike dhe me tension te ulet dhe perdori keto barna: swanson century formula dhe floradix saludynam formule e lenget kalciumi, magnezi e zinku. A jane te mjaftueshme keto apo me duhet edhe ndonje tjeter? Tung klm.

Antigona Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona

Për aneminë që ankon, duhet të bësh analizën e hemogramës që të vlerësohet niveli i hemoglobinës, hematokritit dhe numri i eritrociteve. Duke u bazuar në këtë analizë, mjeku duhet të këshilloj të marrësh hekur, i cili rekomandoahet të merret në dozë suplementi që nga java e 16-të e deri në 45-së ditë pas lindjes. Nëse anemija rezulton e thellë, mjeku do të rekomandoj doza më të larta hekuri, deri në stabilizimin e plotë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti