Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spirales në krah

Pershendetje doktoreshe desha te pyes rreth spirales ne krah ka 3 muaj qe kam vendosur spiralen ne krahe por me duket se po bie ne peshe dhe ciklin kam qe 3 jave dhe nuk po ndalon kam dhimbje koke a mund te ndodhin keto a spiralja faleminderit per mirekuptim me respekt te madh per ju Adelina Haziri.

Linna Lina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Zgjatja e ciklit menstrual është një nga efektet anësore pas vendosjes së spirales. Të rekomandoj të bësh një ekzamin ekografik për të parë vendosjen e spirales. Duhet të dish që rreth tre muajt e parë do të kesh herë pas herë çrregullime të ciklit menstrual dhe gjakrrjedhje, pasi spiralja është trup i huaj i futur në organizëm dhe derisa organizmi të adoptohet do të mundohet ta largoj.

Të rekomandoj që çdo 6-të muaj, të shkosh për kontroll mjeksor për të vlerësuar qafën e mitrës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti