Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi

Pershendetje, ne shtator i kam mbushur 27 vjet, qe nga muaji maj 2012 po provoj qe te mbetem shtatzene mirepo pa sukses, perpara se te provoj e kam bere nje kontroll te gjinekologu dhe me ka thene qe jam shume mire, mirepo kur i kam periodat po kam shume dhimbje dhe kete muaj periodat i kam pas vetem ne diten e pare shume si gjithmone ndersa diteve tjera vetem nga nje pike, periodat me vijne cdo 30 dite shume me rregull mirepo u brengosa per crregullimin e fundit, cka me sygjeroni ju?

Arta A (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Për aq sa tregon, nuk mendoj se ka diçka për tu shqetësuar. Drejtohu për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar vezoret dhe kavitetin uterin. Mjeku gjithashtu mund të rekomandoj edhe disa analiza hormonale për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi.

Paralelisht kërko nga mjeku trajtim për të mposhtur dhimbjen paramenstruale.

Të uroj fat.

Arta A (14 vite më parë)
doktoreshe une isha te gjinekologu dhe me ka thene qe te vazhdoj me perdorimin e Klomifen per 5 dite,dhe se vezoret dhe gjithqka i ke shume mire,a eshte e mire nese i perdori keto tableta

/komuniteti