Rreth qafës së mitrës
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Bleona
Gjatësia e qafës së mitrës në një shtatzëni normale është rreth 3-3.5cm. Qafa e mitrës e shkurtuar tregon për rrezik lindje para kohe, prandaj mjeku të ka këshilluar rregjim shtrati. Nëse vazhdon me mjekim kundra kontraksioneve uterine dhe me regjim shtrati, shtatzënia mund të shkojë me sukses deri në term.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr jam ne javen e 27 isha e shtrire ne spital 9 dite gjate qendrimit ne spital mi kane dhene dy infuzione dhe dy ineksione per me u zhvillu beba, thane per dy jave ma shume se sa qe eshte, tash jam ne shpi por me regjim shtrati dhe vizita cdo jave tek mjeku, qafa e mitres eshte shkurtu ka ra ne 2 cm te gjitha analizat i kom bo te gjitha kane dale mire dhe bebi eshte mire dhe nuk kam kurrfare dhimbje, dua ta di sa eshte gjatesia e qafes se mitres normal dhe te lutem a ka mundesi qe me 2 cm ta qoj shtatzanine te pakten deri ka fillimi i muajit te 9? Eshte kaq shume e merzitshme te qendrrosh shtrire pa dhimbje nganihere po kam frige mos po bie ne depresion dhe e vetmja gje qe me qeteson jane levizjet e bebit qe eshte kaq i fuqishem, te faleminderit nga zemra.