Gjinia e bebit dhe gripi
Fijona Jona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fijona
Mendoj që është akoma herët për të përcaktua saktësisht gjininë e bebit. Gabimi i vlerësimit të gjinisë në këtë moshë të shtatzënisë, është i madh.
Në lidhje me gripin të rekomandoj që krahas sprajtit që përdor, të pish sa më shumë çajra të ngrohta dhe të mos kesh shumë kontakt me njerëzit e sëmur me grip, pasi temperatura e lartë ka influencë negative në ecurinë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 13 gjithcka shkon ne rregull sot me tha se gjinia e bebit eshte vajze a mendoni se ja ka qelluar apo ne keto jave eshte pak heret me e dite saktesisht... gjate giithe kohes jam e lodhur mishi i dhembeve me eshte ber me pucra te imta dhe me djeg gjith goja fyty po me dhemb shum me esht fryr jam tu perdor spray septolete sepse barnat sa kam ndigju sjan te keshillueshme cka me ba un gjat kohes se dmrit gjithmon jam me viruse me grip cka me perdor kunder gripit dhe a jan ne dem te bebit keta viruse?