Të rrahurat e zemrës së fetusit
Ervina Ervina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ervina
Nga të dhënat që më tregon të rekomandoj që jo vetëm të vazhdosh trajtimin që të ka rekomanduar mjeku yt, por edhe të evitosh punët e rënda dhe qëndrimet e gjata në këmbë apo ecjet e gjata të lodhshme. Nëse do të verifikohet se mitra është e ndarë në një të tretën e sipërme mendoj që shtatzënia do të mund të kalojë normalisht. Nëse ndarje mund të jetë më e thellë, do të marrësh rekomandime të nevojshme nga mjeku që ndjek shtatzëninë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh Moza! Te falenderoj perzemersisht per keshillat dhe ndihmen qe na jep te gjithave ne, ne periudhen me te bukur te jetes tone. Une jam 8 jave e ca dite. dje bera nje eko e doktori tha qe zhvillimi i fetusit eshte shume mire, e i degjohehsin te rrahurat e zemres. Ne nuk i degjonin dot keto te rrahura , thjesht na i tregonte ne monitor frekuencat. Gjate vizites doktori me tha se me duket nje lloj vije si perde ne miter. Ju lutem a mund te me tregoni nese shtatezania do te zhvillohet normalisht? Theksoj se doktori me ka dhene te pi utrogestan. Te uroj te gjitha te mirat.