Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pika gjaku
Pershendetje Doktor,

Se pari faleminderit per ndihmen tuaj pasiqe nuk eshte hera e pare qe ju shkruaj. Heren e pare ju kam shkruar per problemet qe kam pasur me marredhenie dhe me keni thene se eshte problem psikologjik. Me kohe e pranova edhe une se ishte problem psikologjik pasiqe isha rritur kaq vite duke e konsideruar marredhenien seksuale jashte martese si te tmerrshme dhe tejet imorale. Andaj frikesohesha aq shume qe ta provoja. Nuk jam e martuar, jam e fejuar, por dua qe te kem marredhenie me te fejuarin. Kam provuar disa here, por nga frika e madhe dhe dhembjet e padurueshme gjithmone kam ndaluar. Dy heret e fundit qe kam provuar, kam pasur disa shenja shume te lehta gjaku. Heren e fundit pata pak me shume, diku 4-5 pika gjaku ne te brendshme. Megjithese prape ndalova sepse kisha dhembje te padurueshme, dhe nuk me duket se himeni eshte thyer, nuk e kuptoj pse pata disa pika gjak. A e kam humbur virgjinitetin apo pse kam pasur gjak?

Faleminderit paraprakisht
Siandrra Gashi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Siandrra,

Ne hyrje te vagines gjendet nje cipe e holle e cila quhet himen (ose cipa e virgjerise). Kjo cipe cahet gjate marredhenies se pare seksuale. Eshte shume e mundur qe cipa e virgjerise te jete care dhe per kete arsye ke pasur gjakrrjedhje.

/komuniteti