Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth epiduralit

Pershendetje i nderuar, desha tju pyes a eshte e vertete qe gjate perdorimit te anestezionit epidural tek lindja pa dhimbje vjen me shpesh deri te komplikacionet dhe perdorimi i vakumit? A kane pervoje te mjaftueshme klinikat private ne Kosove ne perdorimin e kesaj metode pasiqe vet mjeket qe punojne ne keto spitale private nuk e preferojne epiduralin, perse ndodh kjo? Faleminderit shume.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Blerta,

Gjate anestezise epidurale bllokohen receptoret e dhimbjes. Ne kete rast ti nuk do te ndjesh dhimbje, por mitra jote do te vazhdoje te tkurret ne menyre te zakonshme. Me pare eshte menduar se nese jepet anestezioni epidural, gruaja e cila eshte duke lindur pasi qe nuk ndjen dhimbje ajo nuk mund te shterzoje (te tkurre muskujt e barkut). POR, sot rekomandohet pikerisht qe gruaja e cila po lind te mos i thuhet qe te shterzoje, pra nuk rekomandohen shterzimet e drejtuara nga mjeku ose mamia. Lindja eshte nje proces normal dhe nese beba eshte mire nuk ka nevoje te kryhet asnje intervenim, por nese gjendja e bebes ose e nenes crregullohet atehere duhet te intervenohet (sepse ne fund te fundit ky eshte qellimi se perse afer gruas qe po lind qendron mamia ose mjeku). Anestezioni epidural nuk ben qe beba te jete e rrezikuar, krahasuar me rastin kur po ajo grua lind pa anestezion. Domosdo, qe personeli qe udheheq lindjen duhet te jete i trajnuar per te udhehequr lindjen ne menyre moderne ashtu sic jane rekomandimet e fundit.

/komuniteti