Përse nuk e kam ndjerë beben time?
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Kam kënaqësinë të dëgjoj që shtatzënia po shkon mirëpor mendoj se është herët për të ndjerë lëvizjet fetale dhe atom und të ndjesh rreth javës së 18 e më tutje. Për këtë arsye nuk mendoj që ka vënd për shqetësim. Por për të hequr shqetësimin, bën një kontral tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dhe pune te mbare. Na falni qe ju shqetesojme me pyetje qe ndoshta per ju jane edhe te "kota", por per ne, shume te rendesishme. Jam ne javen 15+5 dhe beben time e kam ndjere mire kete jave te levize, ndoshta jo shume shpesh, por me teper ne kohen e darkes kur e jam e shtrire, mire po dicka qe me shqetesoi mbreme eshte se ndjehesha e fryer dhe nuk e ndjeva beben te levize dhe kjo me shqetesoi , me la pa gjume tere naten. Me thoni ju lutem qe te mos merakosem me kot, a eshte normale qe ne fillim e ndjej me pak, apo jo ? Ne cfare jave duhet te shqetesohem per levizjet e bebit, kur numurohen ato ? Ju uroj gjithe te mirat, faleminderit per mirekuptimin tuaj.