Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja cezeriane

Pershendetje jam ne javen e 35 kjo eshte bara e dyte esht goc. Kur vjen darka kam shume dhimbje nga mezi dhe barku me rendohet shume pothuajse nuk fle fare naten. Cilat jane shenjat e lindjes pasi me baren e pare nuk e kam ndjere dhimbjet e lindjes dhe as plasjen e ujrave me lindje cezeriane? Flm.

Xhulia Xhulia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhulia

Së pari; duhet ti shmangesh punëve të lodhshme apo edhe qëndrimeve dhe ecjeve të gjata e të lodhëshme në këmbë. Së dyti; kur qëndron shtrirë apo shkon për të fjetur, rekomandohet që qëndrimi të jetë anash, majtas. Ky pozicion ndihmon në furnizimin më të mirë me gjak si për nënë ashtu edhe për bebin.

Meqënëse lindjen e parë e kryer me operacion cezarian, nëse mjeku vendos që edhe lindjen e dytë ta kryesh në të njëjtën mënyrë përsëri do ti humbasësh të ndjerit e dhimbjeve të lindjen, shkqputjen e tapër mukoi dhe plasjen e ujrave. Nëse vendos të lindësh me rrugë natyrale, atëherë tre janë shënjat që tregojnë se lindja po afron. Së pari rënia e tapës mukoide, së dyti fillimi i kontraksioneve uterine dhe së treti plasja e membranave/ujrave. Nëse të paraqitet njëra nga këto shënja, menjëherë njofto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë si dhe drejtohu tek shtëpia e lindjes/maternitet.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti