Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebes

Pershendetje doktoreshe. Doja tu pyesja sepse jam pak e shqetesuar une jam ne javen e 25 dhe levizjet e bebit kam gati 2-3 jave qe i ndiej me te theksuara por problemi qendron se ato i ndiej vetem ne fund te barkut.pothuajse ne nje drejtim me ijet.a eshte normale kjo per kete faze te shtatezanise?mos ndoshta beba ndodhet shume posht e rrezikoj per ndonje lindje te parakoheshme?kur kam bere ekon morfologjike dola mire para 3 javesh dhe gjatesia e qafes se mitres arrinte 5cm.a eshte kjo normale? ju uroj gjithe te mirat.

Noa Noa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erjola

Është normale që lëvizjet e bebit të ndihen poshtë në këtë moshë të shtatzënisë, pasi edhe mitra aq është e zmadhuar. Më ritjen e moshës së shtatzënisë, mitra do të zmadhohet dhe lëvizjet do të ndihen më lart. Nëse gjatësia e qafës së mitrës është aq sa thua, kjo tregon se ecuria e shtatzënisë është shumë e mirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti