Crregullimet e mujoreve dhe klomifeni
Viki Aron Viki
(14 vite më parë)
Përshëndetje Violeta
Trajtimi me klomifen fillon nga dita e dytë e ciklit menstrual. Doza fillon me 1 tabletë dhe vazhdon për 6-të muaj rresht duke e rritur deri në maturimin e folikulit. Doza maksimale është deri 4 tableta në ditë. Pra në momentin që fillojnë mestruacionet ditën e dytë që je me mestruacione, fillo klomifenin.
Të uroj fat.
Pershendetje Dr. Mimoza. Une jam martuar qe 1 vit dhe deri me tani nuk kam ngelur shtatzene edhe pse kemi planifikuar kete nga fillimi. Une jetoj jashte Kosoves. Bashke me burrin kemi bere te gjitha analizat e nevojshme dhe te gjitha jane mire. Ketu ku jetoj me preferuan qe ne muajt e ardhshem te filloj me klomifen tableta. Deri para 2 muajve kam pasur mujoret me rregull qdo 30 dite, kurse 2 heret e fundit me erdhen 1 jave para kohe dhe me zgjaten nga 10 dite. Ne javen e pare kisha vetem shume shume pak gjak dhe as qe kisha ndjenjen e tyre. Ndersa ne javen e 2 kisha dhembje dhe gjakderdhje normale. GJithsejt 10 dite me zgjaten. Kur ketu ju tregova per kete me thane eshte normale. Por une kam nje hall nuk di se nese edhe kete muaj do ti kam mujoret para kohe dhe nese me zgjasin 10 dite nuk di se si te filloj me klomifen, nga java e pare para kohe apo nga java e 2 qe i kam pasur zakonisht. Ju faleminderit per durimin e juaj dhe pres nje pergjigje nga ju, ngase jam shume e shqetesuarper kete.