Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfarë të bëj për dhëmbët në shtatzëni

Pershendetje dr, jam shtatzene ne javen e 11 perafersisht dhe dentistja po me thote se shume shpejt po me zbuten dhembet edhe pse jam duke i mjekuar ajo po me thote se bebja po me mer kalcium nga dhembet sepse une nuk po mar mjaft kalcium. A bon te mar kalcium tableta sepse qumesht nuk po muj me pi mjaft?

Fatbardha Ademi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Fatbardha,

Gjatë shtatzënisë gingivat (mishi i dhembeve) janë edematoze dhe të buta, ndoshta për shkak të veprimit të estrogjenit, gjë që mund të shkaktojë gjakderdhje edhe gjatë traumatizimeve të vogla si për shembull gjatë fërkimit me brushë të dhëmbëve. Nuk ka fakte se shtatzënia shkakton karies. Problemet dentale shfaqen për shkak të gingivitit dhe nuk ka te beje me mundesen e kalciumit.

Gjithe te mirat.

/komuniteti