Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje. Une kam lindur qe 2 muaj me operacion ndersa ciklin menstrual e kam pas deri ne javen e 6 ndersa pas dy jave kam prap gjakderdhje, a eshte normale kjo?

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Aulona,

Periudha deri 45 ditë pas lindjes normale quhet periudha puerperale ose periudha e lehonisë. Gjatë kësaj periudhe çdo organ pëson ndryshime rikthyese që variojnë nga më të lehtat deri tek më të theksuarat. Puerperiumi është i rëndësishëm, pasi pacientja e merr veten nga aktiviteti i lindjes që e ka lodhur organizmin. Gjatë kësaj periudhe vazhdon ushqyerja me gji e fëmijës dhe me ndihmën e mjekut, mendohet dhe vendoset metoda e përshtatshme e kontracepsionit. Cikli menstrual menaxhohet tek një grua që ushqen fëmijën me gji. Gjidhënia e plotë mbron deri në 98% nga shtatzënia e padëshëruar deri në 6-të muaj pas lindjes. Prandaj, nëse e ushqeni fëmijën me gji gjatë gjithë kohës pa as një ushqim tjetër suplemetar, mungesa e menstruacioneve është normale.

Nëqoftëse ju janë kthyer qoftë edhe një herë menstruacionet dhe nuk ju kanë ardhur më, atëherë mendohet se tek ju po ndodh ovulacion i herëshëm. Zgjedhja dhe përdorimi i kontracepsionit është normale, nëse jeni e sigurtë se nuk jeni aktualisht shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti