A jam shtatzënë?
Ana Ana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Oni,
Prania e dy vijave në testin e shtatzënisë konfirmon shtatzëninë.
Por për të qenë e sigurtë, ju rekomandoj të bëni një beta hcg në një laborator analizash.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe! Sapo bera nje test shtatzanie dhe me dolen 2 vija nder te cilat njera ishte e kuqe e plote tjetra e zbehte por e dukshme. Jam 2 dite para ciklit dhe e bera ne padurim sepse kam 5 muaj qe tentoj te mbetem shtatzane dhe pa rezultat. Kam bere vizite te gjinekologu, eko transvaginale dhe me ka thene se jam shume mire. A kam mundesi te kem mbetur shtatzene? Pres me padurim pergjigjen tuaj!