Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sedimentacioni i ngritur

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje nese keni mundesi me mu pergjigj i kam bere analizat e gjakut se nuk ndihesha mire, me ka dal sedimanticioni i gjakut 45, tha e ke te ngritun ke dikund infeksion, shif vezoret me tha te gjinekologja dhe me interesoi me dite nga ju a eshte shume i ngritun dhe nese skam infeksion ne vezore ku duhet me u drejtu ajo me tha edhe te i dhembeve? Ju faleminderit.

Hatixhe Spahiu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esma

Sedimenti i lartë i gjakut, tregon mundësinë e pranisë së një infeksion në organizëm. Bën mirë të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Nëse nga ana gjinekologjike do dalësh mirë, atëherë kontakto mjekun e famijes për të bërë ekzaminime të tjera dhe në bazë të tyre do të japë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti