Infertiliteti dhe vezoret policistike
Pranvera Veliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Pranvera
Jeni e mirpritur nga ana ime për kontroll dhe trajtim. Unë punoj në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë. Numri i kontaktit është 069/2033965.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar, une jam 34 vjeqe jam e martuar rreth 11 vite por ende skam femije, jam diagnostifikuar me vezore policistike, jam vizituar neper mjek te ndryshem por pa sukses desha te di se a i trajtoni ju keto raste dhe sa kane sukses grate me kete problem duke pas parasysh nje sere problemesh me kete sindrom jam duke vuajtur qe sa vite nga dhimbjet nga crregullimet e ciklit, qimet neper vendet e ndryshme e gjera te tjera, une jam nga Kosova por nese ju i trajtoni me sukses keto raste kisha pas deshire te vizitohem tek ju. Faleminderit ju pershendes.