Problem me ciklin!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Valentina
Nuk është ndikimi i tabletave kontraceptive që ke përdorur, shkaku që nuk po mbetesh shtatzënë. Infeksioni është një nga shkaqet e infertilitetit. Të rekomandoj ta trajtosh infeksionin deri në shërim të plotë dhe shtatzënia do të vijë shpejt nëse shëndeti riprodhues i yti dhe i bashkëshortit nuk kanë probleme.
Të uroj fat.


Pershendetje. Desha te ju pyes dy muajt e fundit kam probleme me menstruacione ne kohen kur me vjen cikli normal tash me vjen 5 dite me ngjyre kafe mbas dites se peste fillon gjaku normal por sme zgjasin shume afersisht 4 dite ama ne sasi me te vogel se zakonisht edhe muajin e fundit kur me erdhen me ngjyre te kuqe kisha me shume dhembje se herave te tjera, bera disa kontrolla me tha qe ke nje infekcion te vogel por gjerat tjera me thote qe je mire, ka 3 muaj qe po mundohem te mbetem shtatzane por spo ia arrije, tash spo e di a ka te baj me infekcionin a me ciklin apo qe jam ruajtur 6 vite mos me mbet shtatzane me hapa kunder shtatzanise, cka mundet me ndiku te une qe spo mbetem? Ju pershendes.