Probleme me ciklin
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Valerina,
Fillimisht konsideroj se nuk ke arsye qe te behesh merak nese kane kaluar tre muaj dhe ti akoma nuk ke mbetur shtatzene. Fakti qe ke infeksion (sipas mjekut qe te ka kontrolluar) duhet te hulumtohet dhe te mjekohet nese eshte e nevojshme. Nuk eshte mire qe te fillosh nje shtatzeni nese ke infeksion. Poashtu eshte mire qe te fillosh ta marresh acidin folik qe eshte nje vitamine e cila duhet te merret edhe perpara se nje grua te mbetet shtatzene.
Uroj qe shume shpejt te mbetesh shtatzene dhe te kesh nje shtatzeni te mbare!
(14 vite më parë)
Te falenderoj shum jeni shum i mir te falenderoj per kohen qe ndan per ne uroj qe te mirat qe i ndan me mjerzt qe kan nevoj,ty te shperblehen ngs zoti.Un acid folik jam duke perdorur qe 3 muaj me radh qe quhet folan 5 mg,ndersa jam duke perdor kete muj edhe terapi per infeksjon,infeksjoni quhet cervicitis.Leukorreha,dhe terapin me emer doxyderma 100 mg dy her ne dit un dhe burri ndersa un edhe vaginaleta cervugid 1 here ne dit 12 dit rreht,por kam edhe diqka qe tash e kam edhe kohen e ciklit spo e di a te vazhdoj me terapi a po ta nderprej,sod e kam diten e 7 qe jam me terapi.Me shum respekt valerina


Pershendetje. Desha te ju pyes dy muajt e fundit kam probleme me menstruacione ne kohen kur me vjen cikli normal tash me vjen 5 dite me ngjyre kafe mbas dites se peste fillon gjaku normal por sme zgjasin shume afersisht 4 dite ama ne sasi me te vogel se zakonisht edhe muajin e fundit kur me erdhen me ngjyre te kuqe kisha me shume dhembje se herave te tjera, bera disa kontrolla me tha qe ke nje infekcion te vogel por gjerat tjera me thote qe je mire, ka 3 muaj qe po mundohem te mbetem shtatzane por spo ia arrije, tash spo e di a ka te baj me infekcionin a me ciklin apo qe jam ruajtur 6 vite mos me mbet shtatzane me hapa kunder shtatzanise, cka mundet me ndiku te une qe spo mbetem? Ju pershendes.