Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabletat levonorgestrel-richter 0.75mg

Sa jane te demshme keto tableta jam 22 vjec, a jane tabletat e duhura per parandalimin e shtatzanise se padeshiruar, cili eshte rreziku i tyre dhe a parandalojne shtatzanine?

Shqipe Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe,

Tabletat levonorgestrel, kanë efekt kontaceptivë por edhe efekt aborti. Përdoren jo më shumë se 72 orë pas marrëdhënis seksuale dhe doza e dytë merret 12-të orë pas të parës.

Efekti shkon jo më shumë se 80%. Efektet anësore mund të jën; të përziera, dhimbje barku, lodhje, vjellje, ndjeshmëri të gjirit, gjakderdhje të parregullt, marramendje dhe dhimbje koke.

Preparati nuk duhet të përdoret nëse pas marrjes së pilulës konstatohet; - dhimbje gjoksi apo krahu, - gulçim frymëmarrje apo kollitje, - ënjtje apo dhimbje në këmbë, - dhimbje të rënda koke, marramendje, dobësi, mpirje në çdo pjesë të trupit, depresion i rëndë.

Preparati nuk rekomandohet të përdoret si kontraceptiv.

Gjithë të mirat.

Shqipe Berisha (14 vite më parë)
faleminderit qe ndat kohen tuaj te vlefshme per mua .pasi perdor kto tableta une kam kto simtomat: marramendje ,dhembje gjoksi dhe dhembje te rend koke qfar me kshilloni te perdori qe mos te arrij deri te shtatzanija e pa deshiruar ,perveq mbrojtjes se natyrshme . mirupafshim

/komuniteti