Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

E nderuara doketoresh, Jam 27 vjeq dhe qe nje vit e gjysem po provoj te mbetem shtatezene dhe se fundmi ciklin kam pasur me 5 tetor 2012 dhe ende nuk me kan ardhur mestruacionet, sot bera ni test beta hcg dhe ishte 2.00 negativ,po zakonisht ciklin e kam jo te rregullt a mund te ket qene heret qe e kam bere testin apo kjo eshte pergjegja? Faleminderit.

Vlora Mehmeti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Vlera e beta HCG-së, tregon shtatzëni të munguar. Për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual, bëj një vizitë gjinekologjike dhe mjeku do të bëjë edhe ekzaminime të tjera. Bazuar në rezultatet e tyre, ai do të rekomandojë trajtimin e duhur. Duhet të dish, se mungesa e ciklit të rregullt menstrual është faktori kryesor për mos mbetjen shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti