Rreth anemisë
Trit 90
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Bebi që zhvillohet në barkun e nënës, përveç të tjerash ka nevojë edhe për sasi hekuri. Këtë ai e merr nëpërmjet gjakut të nënës, të cilës i harxhohen rezervat e hekurit.
Ushqimet e pasura me hekur, janë zarzavatet dhe jeshillëqet (spinaqi, sallata jeshile, brokuli etj), mishi, peshku, qumështi, djathi, kosi etj. Përdori këto ushqime dhe të tjera si këto, pa rezerva. Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani?like=true#676
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam ne javen e 18 te shtatzanise, i bera analizat e gjakut dhe hemoglobina me doli 97, mjekja qe e percjell shtatzanine nuk me rekomandoi ndonje bar, por me tha te perdori sa me shume ushqim qe kane perberje me hekur, desha te ju pyes juve a mund te permiresohet gjendja ime vetem me ushqim, dhe a eshte rrezik per foshnjen ky rezultat i hemoglobines? ju faleminderit.