A mund të mbes shtatzënë në moshën 37 vjec?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Sabina
Nuk më duket normal përdorimi i bromergonit për 4 vjet rresht. Të rekomandoj të bësh një analizë të nivelit të prolaktinës në gjak. Nëse ai rezulton normal, mund ta ndërpresësh mjekimin. Gjithashtu bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folokulit. Nëse ky ekzaminim rezulton në normë dhe spermograma dhe ekzaminimet e tjera janë normale, atëherë shtatzënia nuk ka arsye pse të mos ndodhë. Të rekomandoj që raportet seksuale ti realizosh në ditët kur folikuli të jetë plotësisht i maturuar. Kjo do të mundësojë një shtatzëni të sigurtë.
Të uroj fat.


Pershndetje dr. Mimoza Keta. Flm qe se paku na lehteson edhe jemi te kenaqur me pergjigjet e juaja. Une jam 37 vjeqare jam martuar qe 8 vjet por skam femije, jam kontrolluar te shuem mjek kam perdor ilaqe ndryshme cfare qe me ka dhene mjeket nga ilaqet kam marr nje peshe shume te madhe jam 1.57 m, peshoj 67 kg shume. Deshta te pyes edhe pse me dhembin gjokset nja nje jave para se meme ardhe menstruacionet ,gjithmone menstruacionet me levizin nja 2 deri tri dite me vin me heret. Perdori disa ilaqe nje qe perdori kohe te gjate qe 4 vite bromergon me te thane te drejetn shume po me mundoj edhe nuk di hiq spo me ndikojne me duket. Kisha pas deshire me ju pyet edhe sa kohe me duhet me prit apo me be kete IVF ose kam deshir te kem nje femije te lutem me ndihmo. A me ndihmon qe bejme marredhenje shume shpesh ose na duhet te ndryshoj me kohen e caktuar dyte i kemi bere analizat burri e ka bere kete spermogramin mire i ka dal nuk di. Pres pergjigjjen nga ju. Flm shume nga ju. Ju pershendes.