Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet dhe kurat

Prsh e nderuar. Kam kohe qe luftoj me kura antibiotokesh dhe vetem pas 3 muajsh e.coli nuk doli me tek analizat por eshte hera e dyte qe bej analizat dhe te strishot vaginale ka dale streptococc 10.000 gram +. Gjinekologu im si dhe mjekja patologe qe une frekuentoj qe e vogel mendojne qe nuk duhet te pije me antibiotike se kam marre 3 kura me perpara, por vetem lavazhe. Me falni qe u zgjata por doja mendimin tuaj pasi kam gjithe keto kohe e stresuar vetem nga baktere dhe analiza, cikli im eshte cakorduar dhe me duhet te marre dhe microgynon per ta regulluar, nderkohe qe dua gjithcka te mbaroje pasi dua te behem me bebe.

Elidona Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elidona

Nëse nuk mjekohet ashtu si duhet infeksioni, ai mund të ketë influencë jo vetëm në mbetjen shtatzënë por edhe në ecurinë e shtatzënisë nëse ajo ndodh. Trajtimi i këtij infeksioni mund të bëhet edhe me ovula lokale të kombinuara, pa patur nevojë për përdorim antibiotikësh apo lavandash vaginale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti