Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Desha te ju pyes se a mundeni sado pak te me orientoni se a kam ngelur shtatzene pa dashje. Muajin qe shkoi kam pasur marredhenje dhe pastaj kisha dhimbje barku me pas pata nje grip ne ate kohe kur une kisha kohen e ciklit pastaj menstruacionet me erdhen ne kohe, kam pasur nje dite maramendje dhe vjellje por nuk e dija se a e kam nga gripi sepse ishte nje grip shume i keq. Menstruacionet nuk ishin ashtu si me vijne gjithmone por ne ngjyre taman te kuqe, por ia leja gripit qe kisha dhe qe isha zbehur shume. Tani perseri po kam dhimbje barku dhe mu eshte forcuar. Faleminderit shume.

Aida Hajdari (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Vetëm me test shtatzënia apo me testin beta HCG apo me ekzaminim ekografik, mund të thuhet se shtatzënia ka filluar apo jo. Çdo gjë që tregon, mund të jetë edhe influence e gripit/virozës që ke kaluar e cila pa tjetër len pasojë edhe mbi vijueshmërinë e ciklit menstrual.

Dhimbja e barkur mund të vijë për shumë arsye e një nga këto është edhe pasojë e gripit por në të gjitha rastet (për ne gratë), një analizë e sekrecioneve vaginale është mundësia për përgjigje.

Gjithë të mirat.

Anida Halimi (14 vite më parë)
E nderuara doketoresh, tani jam 22 vjeq por kam qe nga mosha 11 vjeqare ikam menstruacionet she kam dhimbje te teperta kurse cikli me zgjat afro 13 diteve dhe kam shum gjakderdhje,poashtu cdo muaj kam crregullime,por kete muaj me jan vonuar per 20dit muajin e kaluar ikisha me dat 27 ,kam ber testin e shtatzanis 2 her por qe te 2 me kan dalur negativ ,kam dhimbje te barkut cdo dit kam marramendje,dua ta di se ajam shtatzan apo kam crregullim te ciklit ..Kisha dashur te kem sa me shpejt nje pergjigje nga ju e nderuara doktoresh sepse jam pak sa e shqetsuar per gjendjen time :( .Faleminderit shume.

/komuniteti