Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth përdorimit të microgynon-it

Pershendetje. Jam 18 vjec dhe pasi me jane crregulluar periodat bera nje vizite tek gjinekologu. Ai me dha 10 kokrra duphaston dy here ne dite, diten qe do te me vijne periodat do nis disa kontraceptive (21 kokrra) MICROGYNON. Mjeku me tha te pija nje kokerr ne dite qe ne mengjes esell, kurse farmacistja me tha jo esell sepse mund te shkaktoje te vjella. Kur eshte koha e pershtatshme per ti pire? Pasi lexova fleten qe ndodhej brenda, u shqetesova pak pasi kishte shume efekte anesore. A ka ndonje rrezik te mundshem per mua pasi jam dhe duhanpirse? Ju faleminderit.

Anila Kodra (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Anila,

Nuk ka rendesi se a e merr perpara apo pas ushqimit, por une te rekomandoj qe ta marresh pas buke dhe ta marresh me nje gote uje. Keto tableta jane hormone dhe per kete arsye jane te shkruara gjithe ato efekte anesore. Nese nuk ke faktore rreziku (te cilet i ke diskutuar besoj me gjinekologun tend) nuk ke arsye qe te brengosesh.

Gjithe te mirat.

/komuniteti