Anemia në shtatzëni
Vjollca
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca.
Besoj se edhe për dy javë e më tepër, do fillosh t’i ndjesh fëmijët e tu. Për të hequr merakun, bëj një ekografi për të vërejtur rrahjet e zemrave të fëmijëve të tu.
Anemia vjen si rezultat i harxhimit të rezervave të hekurit nga fetusi. Marrja e ushqimeve që kanë hekur dhe suplemente me hekur, duke filluar nga java e 18-të deri në 45 ditë pas lindjen, rekomandohet për të gjitha gratë shtatzëna.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 18, me 2 binjake, i kam dy pyetje, njera eshte se une ende nuk i kam ndi duke levize, dhe tjetra eshte se jam anemike, vlerat i kam HGB eshte 94, HCT eshte 310 dhe RBC 3.65, dua te di a paraqesin keto vlera rrezik per shtatzenine time dhe pse ende nuk i kam ndi te gjalle femijet? Flm shume pres pergjigjen.