Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonese cikli

Pershendetje doktoresh e nderuar, diten e pare te ciklit te fundit menstrual e kam pasur me daten 07.10.2012 ndersa diten e fundit me daten 12.10.2012 kete muaj ende nuk me kan ardhur mujoret dhe dje kam bere dy teste te shtatzanis njeri quhet Preg chek,dhe te dy testet me kan dalur negative,dhe mua ende sme kan ardhur mujoret dhe as nuk kam ende asnje shenje te mujoreve,si psh me dhamin gjinjt,barku etj, dhe mos t harroj pa e cek se un ciklin menstruacional e kam pasur gjithmon me rregull,dhe un jam martuar qe 4 muaj nese mundeni te me pergjigjeni sa me pare ju falemnderoj shum Pershendetje....pres pergjigjen tuaj

Elhame Blaku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elhame

Mungesa e gjakrrjedhjes menstruale, është një arsye e rëndësishme për të dyshuar për fillimin e shtatzënisë. Por edhe ndodh që testet e shtatzënisë të japin rezultat fals. Unë të rekomandoj që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekografik me sondë vaginale, e cila jep një rezulatat shumë të saktë mbi gjendjen.

Të uroj me gjithë zëmër të jetë realizuar dëshira. Nëse shtatzënia nuk është e pranishme, mjeku do të bëjë ekzaminime të cilat do ta sqarojnë shkakun e vonesës menstruale si dhe do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

albulena lipovica (14 vite më parë)
pershendetje doktoresh me jan vonuar mujoret qe 3 dit sot e kam bere nje test dhe me kan dal 2 vija njera me e kuqe tjetra me e pembet cili eshte rezultati
Elhame Blaku (14 vite më parë)
faleminderit doktoresh per ndihmen tuaj

/komuniteti