Ecja gjatë shtatzënisë
Donjeta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Donjeta.
Edhe për shtatzëni normale, çdo grua është unike në organizmin e saj. Kjo do të thotë se nuk mund të ketë rekomandime për kohëzgjatje dhe gjatësi të rrugws që ajo kryen me ecje, gjatë shtatzënisë. E rëndësishme është që ecjet të bëhen si ushtrime fizike dhe për relaks, pa sforcime fizike që kalojnë deri në dhëmbje sepse rrëzikojnë shtatzëninë. Ecjet nuk duhet të rëndojnë gjendjen e shtatzënës, dhe nuk duhet të ecin derisa të krijohen edema/fryrje të anësive të poshtme/këmbët apo të arrihet deri në marrje të frymës. Ecjet duhet të bëhen të lehta me këpucë të sheshta.
Gjatë ecjes, kur gruaja ndjen lodhje, duhet të pushojë deri në çlodhje.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe, sa eshte e nevojshme te ece nje shtatezene, sa kilometra, sidomos periudha 7 deri 9 muaj. Ju falenderoj shume per kontributin tuaj.