Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra mbrapshtë

Pershendetje une para 11 muajve kam pas nje abort ne javen e 9te te shtatzanise, tash prape para 10 dite pata nje abort ne javen e 6te te shtatzanise, mjeku po me thote mitra mbrapshte e spo zhvillohet beba e po abortoj e me ka thane qe mu ngjesh te naj plak qa me kishe keshillu ju me ba pres pergjegjje pej juve ju lutem shumme?

Malsor Melisa Masar (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje,

Organizmat femëror paraqesin disa lloje pozicione të mitrës. Pozicioni më i zakonshëm është ante-versio-flexio (e kthyer nga përpara), tjetër pozicion është lateralish majtas ose djathtas (e anuan nga ana e majtë ose e djathtë) dhe një tjetër pozicion është retro-versio-flexio (e kthyer mbrapsht).

Këto pozicione konsiderohen si pozicione normale të mitrës. Ato nuk sjellin probleme për fillimin e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, kur mitra rritet në volum, kthehet në pozicionin normal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti